Kamioneta godet për vdekje 1-vjeçarin në Prishtinë

18:27 | 11 Shtator 2021
A Z

Këtë të shtune një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, ku si pasojë një fëmijë njëvjeçar ka vdekur pasi u godit nga një kamionetë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, tha ajo.

Të ngjashme