Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriqi.
Nga Shqipëria prezent ishte presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova,
Kallas gjatë fotografisë familjare riafirmoi angazhimin BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe mendoj se patëm diskutime përmbajtësore”, tha shkurt Kallas.
Për takimin me Kallas, njoftoi gjatë ditës edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Në takim Osmani ia ritheksuar kryediplomates evropiane domosdoshmërinë për heqjen e masave të padrejta të bllokut ndaj Kosovës.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE