Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbërritur pak çaste më parë në Prizren. Burime të Gazetës Express thanë se Kryeparlamentari ndodhet në qytetit jugor për t’ua dhënë një lajm aspak të mirë gjashtë drejtorëve të partisë së tij në këtë komunë.
Kadri Veseli duket të jetë plotësisht i pakënaqur me punën e zyrtarëve të tij në qytetin që paraardhësi e tij e cilësonte si “Jerusalemi i PDK’së”.
Kryetari i PDK’së pak caste më parë ka mbërritur në Prizren për t’i shkarkuar gjashtë drejtorë.
“Kryetari do t’ua jep lajmin gjashtë drejtorëve se nga sot nuk do të jenë në pozitat që kanë mbajtur”, tha një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Burimi i gazetës nuk saktësojë se për cilët drejtorë bëhet fjalë.
Ndryshe, qeverisja e PDK’së në Prizren është kritikuar ashpër viteve të fundit; në radhë të parë për faktin se i pari i kësaj komune, Ramadan Muja, është dënuar për keqpërdorim me pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...