Në ceremoninë rivarrimit të 157 dëshmorëve dhe heronjve në fshatin Marinë të Skenderajt, Veseli tha se të rinjtë e Kosovës janë të gatshëm që edhe sot të ballafaqohen me Serbinë.
“Ishalla nuk ju bjen Zoti kurrë më me luftu, por të rinjtë këtu janë të gatshëm të ballafaqohen me Serbinë. Nuk do të lejojmë që të cenohet shteti dhe integriteti. Vendi i kolosëve ka qenë përherë Drenica”, tha ai.
Kryekuvendari përmendi edhe transformimin e FSK-së.
“Jemi duke e bërë punën tonë, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ne të gjithë të tjerët. Mos t’i hapim fjalë njëri-tjetrit, sepse kjo tokë është e shenjtë. Është çështje e ditëve, e javëve deri në transformimin e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, FSK-ja është UÇK. Urime ky monument i lavdisë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova