Në kohën kur pritej të niste seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Opozita, kryetari i Kuvendit ka gjetur një metodë për të argëtuar veten.
Kadri Veseli pasi konstatoi se gjenden vetëm 57 deputetë në sallë, vendosi të bëjë ca ‘selfie’ me kolegët e tij, shkruan portali arbresh.info.

Kryekuvendari fillimisht fotografoi sallën e më pas nisi edhe veten nga ulësja e tij.

Që nga dita e martë, Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të mbajë seancën e jashtëzakonshme me rend dite “Debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”./Arbresh.info/

Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...