Gazetari Bekim Kabashi e ka quajtur mashtrim me qëllim manipulimi postimin e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi ku ka thënë se është është ulur papunësia në Kosovë.
“Duhesh me qenë politikan me personalitet tepër të ulët e mashtrues me u mundu me e manipulu opinionin edhe në këtë formë”, ka thënë Kabashi përmes një postimi në facebook.
Ai thotë se një raporti i sinqertë do të ishte se papunësia është rritur për shkak të pandemisë.
“Në kohën kur ekonomia është bllokuar në gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën, ti të pretendosh se ke ulur papunësinë, nuk mund t’i thuash tjetër përveç se mashtrim me qëllim manipulimi.
Regjistrimi i punëtorëve të tregut të zi me qëllimin për të marrë ndihmë nga pakoja emergjente e shtetit nuk është ulje e papunësisë.
Realiteti, dhe raportimi i sinqert do të duhej të ishte se papunësia është rritur, jo për fajin e qeverisjes, por për fajin e pandemisë siç po ndodh në gjithë botën”, shkruan ai./arbresh.info/

Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh