Komisioneri Evropian për Zgjerim ka kërkuar nga Serbia, që pavarësisht nga problemet mos të largohet nga qëllimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë debatit mbi Serbinë, në Parlamentin Evropian, Hahn u deklarua edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Të dyja palët duhet të vazhdojnë dialogun. Nuk ka asnjë alternativë tjetër në qoftë se ata duan të përparojnë në rrugën drejt BE-së. Asnjë vend nuk mund të bashkohet në BE pa zgjidhur çështjet dypalëshe. Për Serbinë do të thotë se duhet të përfundojnë marrëveshjet me Prishtinën përpara se t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, ka thënë Hahn.
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...