Ismajl Kastrati nga Prizreni apelon tek të gjithë që ti ndihmojnë me mjete materiale që ta dërgoj djalin e tij në Shkup për tu shëruar.
“Jeton Kastrati ka lindur më 16.01.1989. Ai ka pësuar lëndime të rënda në unazën e qafës dhe kështu i duhet ti nënshtrohet një operacioni që kushton 17 mijë euro. Familja ime nuk ka mundësi ti siguroj këto para për ta shëruar Jetonin. Unë kam kërkuar ndihmë edhe në institucione dhe ata më kanë thënë që do të ndihmojmë vetëm në shumën e operacionit me 70 përqind por rreth gjërave tjera nuk do të më ndihmojnë. Mirëpo unë tani po pres edhe përgjigjen se kur do të më ipet ndihma e institucioneve sepse ajo vetëm është përfolur”, ka thënë babai i Jetonit për portalin Arbresh.info.
Kjo familje gjendet në Prizren në rrugën ‘Ulqini 2004’. Numri i xhirollogarisë në bankën Teb, ku mund ta ndihmoni jetonin është 20-12-0000142409-48, emri i prindit Ismajl Kastrati, numri kontaktues 045-228-192./Arbresh.info

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...