Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Senati përmes një postimi në Twitter, njoftoj se Hovenier u zgjodh me anë të votimit me zë.
“E konfirmuar: Jeffrey M. Hovenier do të jetë ambasador në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim.

Jeffrey Hovenier e zëvendëson Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë.
Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi.
Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.
Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi./arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog