Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka vizituar familjen egjiptase në Pejë, ndaj të cilës ishte shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme brenda pronës private, me ç’rast është dëmtuar materiali ndërtimor,i cili iu kishte dhënë atyre për ndërtimin e shtëpisë.
“Akte të tilla, si ky ndaj familjes egjiptase në Pejë, nxisin frikën e komuniteteve joshumicë dhe paraqesin pengesë për integrim të qëndrueshëm. Shteti është i thirrur të identifikojë motivet e veprimeve të tilla, të cilat rrënojnë vlerat thelbësore mbi të cilat mbështetet dhe funksionon demokracia dhe të angazhohet për krijimin e kushteve të favorshme për jetë të përbashkët”, ka thënë Jashari.
Avokati i Popullit vlerëson dhe shpreh mirënjohje për veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në hetimin e këtij rasti dhe reagimin adekuat të autoriteteve komunale në Pejë për t’i dalë në ndihmë kësaj familjeje.
Gjithëpërfshirja dhe promovimi i tolerancës janë thelbësore për të ndërtuar kulturë dhe shprehi kundër çdolloj diskriminimi.
Avokati i Popullit bën thirrje për domosdoshmërinë e përkushtimit të shtuar nga institucionet e n ivelit qendror dhe lokal, si dhe për nevojën e projekteve konkrete për integrimin e komuniteteve pakicë.
“Parandalimi i veprimeve diskriminuese dhe dhunës ndaj komuniteteve joshumicë në vend, kërkon angazhimin e përbashkët institucional, shoqëror e medial, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të promovuar vlerat universale të funksionimit të shoqërisë demokratike”, thuhet në deklaratën e Jasharit.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...