Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit gjatë grevës që zgjati pesë javë nuk do të kompensohen.
Madje, Jasharaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese.
“Sa i takon orëve të humbura me Kontratën Kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë dhe të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve. Uroj që qeveria mos ta shohë këtë si fitore ndaj sindikatave. Uroj që nga e hëna qeveria të dëshmojë se është për dialog dhe që të mos nxisë çështje të tjera”, u shpreh Jasharaj në konferencën për media./arbresh.info/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...