Jahjaga në vizitën e fundit në SHBA, ligjëratë në 17-vjetorin e bombardimeve të NATO’s

23:22 | 16 Mars 2016
Arbresh.info

​Atifete Jahjaga do të realizojë një vizitë të fundit në Uashington si presidente e Republikës së Kosovës para përfundimit të mandatit të saj.

Ajo do të marrë pjesë më 23 mars në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, me temën “Menaxhimi i sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Gazeta Express.

Jahjaga do të flasë për progresin që Kosova ka bërë që prej intervenimit të NATO’s në Kosovë 17 vjet më parë, si dhe për mënyrat se si duhet të adresohen sfidat bashkëkohore të sigurisë me të cilat përballet Kosova dhe rajoni i gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale