Ja në cilin vit flitet pa turp e frikë për seksin në Kosovë

12:25 | 21 Shkurt 2016
Arbresh.info

Vitet 70-ta, ishte vitet më i mirë që shqiptarët e Kosovës kishin përjetuar më parë në historinë e tyre nw aspektin arsimor, edukativ dhe ekonomik. Por ishte edhe viti i krijuesve, i artistëve, i intelektualëve, i universitetit.

Kosova më 1974 kishte orkestër, kor, balet, teatër, studio incizimi etj. Emrat më të njohur në muzikë në këtë kohë ishin Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli, Liliana Çavolli, Ismet Peja, Sadete Musliu, Shyqrije Spahiu, Idriz Dhomi, Belkize Tuli, Shaban Gjekaj etj. Ndërkaq, nga arti skenik veçoheshin Muharrem Qena, Melihate Ajeti, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qena, Matej Sereçi, Malo Gami, Naxhije Deva etj. Kosova kishte shkrimtarët e njohur si Anton Pashku, Rifat Kukaj, Agim Deva, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rrahman Dedaj, Fahredin Gunga… Kishte piktorë e skulptorë si Muslim Mulliqi, Nysred Salihamixhiqi, Budim Berisha, Fatmir Krypa, Tahir Emra, Agim Çavdarbasha, Shemsedin Kasapolli, Xhevdet Xhafa, Kadrush Rama etj.

Ndërsa aktori i mirënjohur nga Kosova, Bekim Fehmiu, luan në këto projekte filmike: “Il testimone deve kacere”, “Cagliostro”, “Il gioco della verità”, “Deps” dhe “Koshava”.

Në Kosovë Ekrem Kryeziu realizon filmin e shkurtër “Por”, ku luan Faruk Begolli dhe aktorja e njohur sllovene Manca Koshir, e që ishte edhe një dëshmi e zhvillimit kulturor të vendit.

Në këtë periudhë ishin të relativizuara edhe raportet Shqipëri-Jugosllavi, kështu që artistët e intelektualët e të dy vendeve vijnë e shkojnë. E, kur ktheheshin shqiptarët e Kosovës nga Shqipëria, përjetimet e tyre i ndanin me lexuesit. Ato lexoheshin me vëmendje e kërshëri.

Këtë vit thyhen edhe tabutë. Është folur për seksin “pa pikë turpi e frike” (ndoshta pse pak kush atë kohë e ka kuptuar fjalë seks). Shkruhej për “burimin e konflikteve seksuale”, për “duhanin si rrezik për jetën seksuale”, për këmbët e lo dhura, për çorapët me lara, jelekun etj.

Po ashtu, flitej për emancipim e femrave, por i cili perceptohej më mirë se sot, sepse thuhej se “pavarësia ekonomike e femrës, kusht për barazi të plotë”.

Derisa bota moderne dridhej nga tingujt e muzikës rok, e njëjta vlente edhe për Kosovën. Shqiptarët dëgjonin Radio Luksemburgun, e nga ky vit edhe kanalin e dytë të Radio Prishtinës. Ata edhe krijonin koleksionet e tyre të disqeve, si: Faruk Spahija, Fadil Bajraj, Gazmend Mustafa, Idriz Doli, Llazar Llazari, Feim Kurasani, Nexhmedin Salihu… Kosova kishte filluar të ketë edhe rok skenën e saj, që dominohej nga grupi MAK.

Shpërndaje në rrjete sociale