Po të më ftoj shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja vendin tuaj, ka thënë Bakir Izetbegoviq, udhëheqësi boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai ka deklaruar se ka dëshirë të madhe që ta thërrasin për vizitë në Prishtinë dhe këtë vizitë nuk do hezitonte ta realizonte nëse i vjen ftesa.
Përveç kësaj, ai ka shtuar se është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrin së paku në nivel të njëjtë të kontaktit, njofton Klan Kosova.
Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ka shtuar se do të shohë se cilat janë mundësitë që së paku në nivel të shkëmbimit ekonomik të ketë lehtësime.
Bakir Izetbegoviq dhe liderët e tjerë të rajonit po marrin pjesë në Samitin e Brdo – Brioneit, që këtë herë po mbahet në Shkup të Maqedonisë./klan kosova/
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...