
Gaffur Dibrani, l'uomo kosovaro di 24 anni arrestato a Brescia con l'accusa di apologia di terrorismo, 3 novembre 2016. ANSA/ FILIPPO VENEZIA
Agjencia e lajmeve “Ansa” ka njoftuar se është dëbuar nga Italia kosovari i dyshuar për terrorizëm
Gafurr Dibrani, ka qenë i arrestuar për dyshimet për terrorizëm, por më pas është lëshuar nga gjykata në mungesë të provave.
24 vjeçari kosovar ka jetuar në Fiesse pranë Brescia për 10 vite, u dënua për në Kosovë pas një peticioni të zhvilluar nga Ministria e Brendshme e cila është miratuar nga gjykata.
Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano ka thënë se hetimet kanë treguar se i huaji është i lidhur me një rrjet të një luftëtari maroken, i cili ishte larguar nga Brescia më 2013’ën për të shkuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS).
Alfano ka thënë se profili i Facebookut të kosovarit ka qenë “interesant”, e kjo për shkak të përmbajtjes së tij xhihadiste dhe lidhjet me dy islamistë të tjerë, të cilët ishin dëbuar më herët nga Italia.
Ministri i Brendshëm italian gjithashtu ka shtuar se edhe një pakistanez 42 –vjeçar i “radikalizuar” është dëbuar të mërkurën nga Italia, kështu duke çuar numrin në 127 të të dyshuarve për terrorizëm që janë dëbuar nga Italia që nga janari i vitit 2015.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë