ISIS publikon një video me Lavdrim Muhaxherin (Video)

15:23 | 21 Maj 2015
Arbresh.info

Në këtë video tronditëse shihet komandanti i shqiptarëve në Siri nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, video e cila është publikuar gjatë ditës nga militantët e ISIS.
Në video ata shihen duke e ekzekutuar një burrë me bazuka.

Burri të cilin e ekzekutuan raportohet të jetë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.
Muhaxheri është raportuar si i vdekur së fundmi dhe ka kohë që nuk ka pasur informacion për të.

Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar foto te vet me një kokë të prerë njeriu në duar, shkruan Koha.net.

Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.
Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

https://www.youtube.com/watch?v=0OteRTykykc

Shpërndaje në rrjete sociale