Shteti Islamik ka postuar një foto ku u bën thirrje myslimanëve në Gjermani për të kryer sulme të njejta sikurse në Bruksel.
Sipas agjensise së intelegjencës, objektivat janë veçuar zyrat e kancelares Angela Merkel dhe aeroportin Këln-Bon, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Imazhet e Shtetit Islamik janë publikuar në mediat gjermane, ku përfshihen edhe parulla në gjuhën gjermane për nxitjen e myslimanëve për të kryer sulme kundër ‘armiqëve të Allahut’.
Europa Perëndimore është në gatishmëri të lartë të sigurisë pas shpërthimeve vetëvrasëse të javës së kaluar të Shtetit Islamik në kryeqytetin belg ku mbetën të vrarë 32 persona, transmeton koalb.com.
Shefi i policisë federale Holger Muench ka deklaruar se pas sulmeve në Bruksel, Shteti Islamik është shfaqur hapur për të kryer sulme tjera “spektakolare” në Europë. /arbresh.info/
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...
SHBA-ja propozon ushtarakun Eric Wendt si ambasador në Shqip...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së n...
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...