Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë, ku si pasojë u vra një zyrtar policor.
Smakaj mes tjerash theksoi se ky grup i armatosur është munduar që ta fus një element të rrezikshëm që shteti i Serbisë e përdorë vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, e që sipas tij është kisha ortodokse serbe.
“Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë me kuptu që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit, veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtetit dhe më pas strehimi në manastir që me involvu një reagim jashtëkontrollit”, u shpreh Smakaj në Rubikon.
“Mobilizimi është më i thellë, grupi i organizuar, veprimet janë të koordinuara, janë munduar me fut një element të rrezikshëm që në arenën ndërkombëtare Serbia vazhdimisht e ka përdorur, elementin e kishës ortodokse serbe. Çfarëdo veprimi që do të kishte ndodhur jashtë kësaj si ka reaguar Policia e Kosovës, ne do të ishim në një situatë të pafavorshme, në aspektin edhe të arsyetimit ndërkombëtar”.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës