Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK’së, Uran Ismajli, ka kërkuar që të rishikohen masat ndaj COVID-19 dhe të rriten testimet
Përmes një shkrimi në Facebook, Ismajli ka thënë se duhet të rishikohen sa më shpejt masat dhe të nisin veprimet për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të gjendjes me koronavirus.
“Numri i të vdekurve dhe i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është duke u rritur frikshëm, situata në Klinikën Infektive është duke u rënduar, ndërsa pamjet e sotme me QKUK-në e rrethuar nga policët dhe lajmet e fundit që vijnë nga atje janë tejet shqetësuese”, ka shkruar Ismajli.
“Është urgjente që pandemia të trajtohet seriozisht nga Qeveria Hoti. Marrë parasysh situatën e re, vdekjet e fundit dhe rritjen e numrave, duhet sa më shpejtë të rishikohen masat dhe të nisin veprime konkrete për ta ndalur këtë gjendje të rëndë dhe për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të saj.”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.
https://www.facebook.com/uismaili/posts/646952219236009
Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë nd...
Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë p...
“Ka pëlqim për çdo gocë brenda shtëpisë” – Benita shpërthen ...
Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari ...
Ukraina, në BE në 2027/ Politico: 5 skenarë që mund të ndiqe...
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...