Nënsekretari i Finlandës Kai Sauer, që ishte edhe këshilltar kryesor i ish-presidentit Martti Ahtisaari, ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte idealja e zgjidhjes së problemit mes dy palëve.
Sauer ndan mendimin e njëjtë me atë të BE-së, se Kosova me doemos duhet të kalojë në fazën e dialogut me Serbinë për t’u anëtarësuar në Union.
“Ne presim nga dialogu që të çojë drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është synimi i bisedimeve. Duam të shohim që Kosova të mund të ketë qasje në dialog. Mendojmë që dialogu është fazë e rëndësishme e anëtarësimit në BE. Njohja do të ishte ideale. Ne e kemi njohur Kosovën dhe disa shtete të tjera e kanë njohur, por nëse doni të keni marrëdhënie normale me fqinjët atëherë duhet njohje mes vete”.
Sauer ka thënë se ka pasur progres në procesin e deritanishëm të dialogut, meqë janë arritur 15 marrëveshje, për të cilat pretendon se kanë përmirësuar situatën e tensionuar pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Fatkeqësisht akoma mbetet punë për t’u bërë. Gjithmonë ka veprime prapa skenave dhe negociatat në tryezë janë rezultat i një procesi që është përgatitur me shumë kujdes. Përgatitjet marrin më shumë kohë dhe energji sesa vetë bisedimet në tryezë”, ka përfunduar ai. / Klan Kosova
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...