Iraku dhe Irani shkëmbyen sot eshtrat e 61 ushtarëve të vrarë gjatë luftës mes dy fqinjëve në vitet 1980, transmeton Anadolu Agency.
“Iraku mori eshtrat e katër martirëve të paidentifikuar të gjetur në territorin iranian”, tha Ministria e Mbrojtjes së Irakut në një deklaratë.
Ministria tha se eshtrat e 57 ushtarëve iranianë iu dorëzuan palës iraniane.
Eshtrat u gjetën gjatë një operacioni të përbashkët kërkimi në provincat e Basrës dhe Maysan në jug të Irakut, tha ministria.
Sipas njoftimit, mbetjet mortore u shkëmbyen në pikën kufitare Shalamcheh nën mbikëqyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Të dy vendet shkëmbejnë herë pas here eshtrat dhe trupat e ushtarëve të vrarë bazuar në një marrëveshje të përbashkët që ata nënshkruan në Gjenevë në vitin 2008.
Nuk ka të dhëna zyrtare për ushtarët e zhdukur në luftën 8-vjeçare, e cila zgjati nga viti 1980 deri në vitin 1988. Megjithatë, llogaritet se rreth një milion janë vrarë nga të dyja palët.
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thi...
Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zh...
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...