Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), më 20 shtator 2021, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor.
Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit./arbresh.info/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare