Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali, pranoi një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse: maska, dezinfektues dhe doreza nga Qeveria amerikane, përkatësisht Byroja për çështje të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL).
Drejtori i INL, Shawn Waddoups , i cili bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve, shprehi përkushtimin e Qeverisë amerikane për të mbështetur institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovës dhe vazhdimin e përkrahjes për Inspektoratit Policor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Në këtë ceremoni ishte prezent edhe menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë Kimberly Riffe, e cila gjithashtu konfirmoj vazhdimi e mbështetjes për IPK-në në të ardhmen.
UD/Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj falënderoi zyrtarët amerikan për vizitën dhe dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për situatën në të cilën po kalojmë si dhe përkrahjen në vazhdimësi që INL dhe ICITAP kanë dhënë për Inspektoratin Policor të Kosovës në fushën e trajnimeve, pajisjeve të ndryshme dhe këshillave profesionale.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...