Përfaqësues të kompanive nga Austria e Gjermania, kanë vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë shfaqur interesim për investime për fushat e shërbimeve deficitare në shëndetësinë e Kosovës.
Përfaqësuesit e kompanisë “Amethy Radiotherapy Deutchland Gmbh”, dr. Paul Stuchetz dhe dr. Emil Hensler, nënkryetar i kompanisë Elekta për Evropë, Amerikë Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, janë interesuar kryesisht në fushën e radio-onkologjisë si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet e vendit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore deficitare në Kosovë, në një partneritet të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
Këta investitor janë pritur nga zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, i cili sipas një komunikate për media të kësaj ministrie i ka njoftuar ata me reformat shëndetësore në proces, aspektet ligjore të bashkëpunimit, fushat ku ka më shumë nevojë për bashkëpunim midis Kosovës, profesionistëve të saj shëndetësor dhe investitorëve të interesuar, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më pak të kushtueshme për sektorin shëndetësor në Kosovë.
Sadiku, thuhet të ketë thënë se MSh është e angazhuar që të krijojë sa më shumë mundësi që qytetarët kosovarë të marrin shërbime sa më cilësore në sektorin publik shëndetësor, të ketë konkurrencë të shëndoshë me sektorin privat dhe të hapen mundësi bashkëpunimi me institucione të ndryshme edhe jashtë vendit.
“Synim i Ministrisë është që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore në Kosovë dhe sa më pak mjete të taksapaguesve kosovarë të shkojnë jashtë shtetit, si pasojë e funksionimit jo të plotë të disa shërbimeve shëndetësore në vend”, ka thënë Sadiku.
Më tutje, po sipas komunikatës Sadiku ka shtuar se është e rëndësishme gjithashtu edhe ngritja e vazhduar në aspektin e edukimit profesional e profesionistëve shëndetësor, të cilët mund të përfitojnë përmes bashkëpunimeve të ndryshme në fusha specifike.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...