Katër zyrtarë policorë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pas kontrolleve të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në kuadër të një hetimi penal për përfshirje në veprat “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Kontrollet janë kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës, me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjatë bastisjeve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që pritet të kenë rëndësi për vazhdimin e procedurës hetimore.
“Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse. Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore