Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në vazhdimësi është duke mbikëqyrur zbatimin e masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për këtë qëllim, të gjithë ata që nuk po i zbatojnë këto masa, po përballen me masat ndëshkimore sipas ligjit.
“Edhe gjatë ditës së sotme, inspektorati komunal dhe Policia e Kosovës, janë në terren duke e mbikëqyr zbatimin e masave, si nga qytetarët, ashtu edhe nga subjektet afariste. Përveç kontrollit në qarkullimin e qytetarëve, po mbikëqyren edhe marketet dhe dyqanet ushqimore.
Sipas Drejtorisë së Inspektoratit, në të gjitha rastet, kur nuk po zbatohen masat dhe urdhëresat, inspektorati është duke ndërmarrë masat ligjore për të gjithë shkelësit e ligjit, pa dallim”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve afariste, që ti zbatojnë të gjitha masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë, si për orarin e lëvizjes së qytetarëve, po ashtu edhe subjektet afariste të zbatojnë masat e parapara mbrojtëse ndaj COVID-19. Në rast të mos zbatimit të këtyre masave, jemi të obliguar të ndërmarrim të gjitha masat ndëshkimore, sipas ligjit.
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...