Presidenti i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një takim me liderët e partive në vend, për të diskutuar për gjendjen aktuale politike.
Por, Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë një reagim të tij në lidhje me pakujdesinë sipas tij që politikanët treguan në këtë mbledhje.
Ai ka thënë se Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës.
Postimi i tij:
Një tavolinë, plot gërrdi!
Asnjë nga masat nuk respektohet! As mbajtje të distancës, as maska, as dorëza.
Nëse dje suspenduat udhëheqës policor e të ngjashëm, që ishin takuar në numër shumë më të vogël e në ambient të hapur, çka me bo me juve sot?
Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës. Apo, vazhdojnë këta/këto të jenë mbi çdo ligj e mbi çdo urdhërese?
“Bona llaf e kallxona përralla.”
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...