Iniciativa e Kadri Veselit për Tribunal kundër gjenocidit serb “tmerron” Serbinë

20:27 | 2 Maj 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar që së shpejti do të merret inciativa e formimit të një Tribunali i cili do t’i gjykojë krimet dhe gjenocidin të cilin shteti serb e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Kjo deklaratë e Veselit është cituar nga të gjitha mediat në Serbi, të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe.“Zotëruesi i Kosovës i kërcënon ashpër serbët dhe Serbinë! Fjalët e tij i kanë frikësuar të gjithë në Kosovë. Ky paralajmërim është i frikshëm”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

“Kadri Veseli në komemoracionin e shqiptarëve të vrarë në fshatin Studime të Vushtrrisë, ka paralajmëruar se do të ketë rezolutë për iniciativën e tij në Kuvend për të vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për krime dhe gjenocid”, citojnë këto media fjalimin e Veselit.

Tutje ato përcjellin pjesën tjetër të deklaratës, ku Veseli ka thënë se sot pikërisht në Kuvend kanë nisur takimet.

“Takimet kanë nisur me trupat tonë për implementimin e ligjit, me Prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të zhdukurve dhe viktimat e luftës, në mënyrë që vendimi të merret në Kuvendin e Kosovës, që të bëhet Tribunali”, ka thënë Veseli.Sipas tij, forcat shtetërore serbe gjatë luftës i kanë kryer 186 masakra në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara