Infermierët kërkojnë pagë dinjitoze, marshojnë nëpër rrugët e Prishtinës

15:50 | 1 Mars 2022
A Z

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kanë filluar protestën për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave, raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë po organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës./eo