Derisa Kosova pritet të furnizohet me vaksina, ka shumë qytetarë të cilët janë shprehur se nuk do të vaksinohen për shkak se nuk i besojnë atyre.
Infektologu Ilir Tolaj, i ftuar në emisionin Frontal ka thënë se vaksinat janë shumë të sigurta dhe duhet të merren nga qytetarët.
“Vaksinat duhet të merren, ato janë të sigurta. Teknologjia e prodhimit të vaksinave është që 10 vite dhe që atëherë qendrat e hulumtimit të vaksinave e praktikojnë atë”, tha ai.
Përndryshe, Tolaj ka folur edhe për variantet e reja të COVID-19 të cilat kanë filluar të përhapen në botë.
Ai ka thënë se variant i ri i Afrikës së Jugut është më rezistentë dhe më problematikë, por që ai thotë se nuk pret që ai të jetë i pranishëm në vend.
“Varianti britanik nuk po del që është shumë problematikë. Më problematikë është variant i Afrikës së Jugut i cili po del të jetë më rezistentë. Megjithatë nuk pres që në aspektin afatgjatë do të shkaktojnë probleme. Variantin e Afrikës së Jugut nuk besoj që do ta kemi”, ka thënë ai.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...