Persona të panjohur mbrëmjen e së hënës kanë vjedhur veturën e një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Isniq i Deqanit.
Pronari i veturës Agim Musshabani ka thënë për Indeksonline se rasti i vjedhjes ka ndodhur me 9 korrik në mbrëmje ku siç shihet në video kanë qenë tre persona të maskuar të cilët e kanë kryer veprën.
Ai u ka bërë apel institucioneve të rendit, konkretisht Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa për kapjen sa më parë të autorëve të veprës.
Musshabani ka dërguar pamje nga vjedhja e makinës ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së makinës e tipit “Mercedes” dhe as rreth personave të dyshuar.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit