Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Vesel Bunjakut, i cili është arrestuar më 11 shtator nën dyshimin se ka manipuluar me prova në rastin e vrasjes që ndodhi më 1 shtator 2024 në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila tha se masa e paraburgimit ndaj Bunjakut është vazhduar më 9 tetor, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se me datë 09.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit V.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Manipulim me prova dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit V.B masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej (2) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gashit./Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...