Granit Plava, i cili dyshohet të jetë personi që qëlloi për vdekje Liridona Ademajn natën e 29 nëntorit, me porosi të bashkëshorti të saj, Naim Murseli, po del se është përballur edhe më parë me drejtësinë.
Ndaj tij Prokuroria Themelore në Gjakovë në vitin 2013 kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Lëndim i Rëndë Trupor”.
Kështu kanë bërë ditur për Arbresh.info nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Pra, Plava kishte pasur problem me drejtësinë 10 vjet më parë.
“Duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, ju njoftojë se bazuar në të dhënat tona rezulton që Granit Plava ka vetëm një rast penal e që ndërlidhet me veprën penale “Lendim i Rëndë Trupor” të Nenit 189 par.1 të KPRK-së, ku për këtë çështje penale me dt.15.04.2013 kanë filluar hetimet dhe me dt.14.05.2013 është ngritur Aktakuzë”, bën të ditur prokuroria.
Ndryshe, 30 vjecarja Liridona Ademaj dyshohet se u vra nga Granit Plava, për 30 mijë euro, të cilat ia kishte premtuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Vrasja dhe gjithë skenari, dyshohet se ishte përgatitur nga Murseli dhe nipi i tij, Kushtrim Kokalla, duke e inskenuar si një grabitje të armatosur.
Të tre të dyshuarit gjenden në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë të Podujevës. Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar atyre 30 ditë paraburgim më 3 dhjetor./Arbresh.info/
LEXO EDHE
https://www.arbresh.info/lajmet/avokati-gashi-motivi-i-vrasjes-se-lirodona-ademetaj-kurre-nuk-do-te-dihet/
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ...
E trishtë: Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku...
Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Er...
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të...