Ministri i Punëve të Brendshme,Skender Hyseni ka vizituar sot në komunën e Prizrenit ku ka pasur të takohet me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, por ky i fundit nuk morri pjesë në takim me ministrin Hysenin.
Muja u tha se gjendet në pushim ndërsa në vend të tij e ka pritur nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi. Ministri Hyseni tha se radikalizmi duhet të luftohet me ligjërim e jo me pendrekë të Policisë.
Ndërsa nënkryetari Lulzim Kabashi, u shpreh se Bashkësia Islame është treguar indiferentë ndaj këtyre rasteve.
Por sipas ministrit Hyseni, policia e Kosovës është treguar super-aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla.
Edhe vizita në Prizren e Hysenit është duke u bërë në kuadër të vizitave nëpër komuna që është qëllim i forcimit të sigurisë në vend.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...