Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, Nehat Thaçi, do të lirohet shumë shpejt nga burgu në Serbi, ku po mbahet pasi u arrestua para disa ditësh.
Hyseni ka thënë se preteksti i arrestimit të tij është qesharak dhe se po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta liruar sa më parë Thaçin.
“Arrestimi i tij është i papranueshëm, sepse pretekstet janë qesharake”, ka deklaruar Hyseni në një intervistë në TV Dukagjini.
“Së bashku me ministrin Hoxhaj (Eenver Hoxhaj) kemi bërë përpjeke në të gjitha kanalet diplomatike për ta liruar zotin Thaçi”.
“Unë pres lirimin e tij, sepse s’ka arsye të mos e pres lirimin e tij të shpejtë, por duke u mbështetur ndonjëherë në iracionalitetin e veprimeve dhe mendësisë politike serbe, kjo mund të mashtrojë, por nuk ka asnjë arsye që ai të vazhdojë të mbahet në burg”./klankosova.tv
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...