Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka zgjedhur t’i vizitojë tri komuna fqinje, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Shtimen.
Në Obiliq, ministri Hyseni takoi kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Sikurse edhe në takimet tjera, edhe në këtë takim u diskutua lidhur me gjendjen e sigurisë në përgjithësi, ekstremizmin fetar, pjesëmarrja në luftërat e huaja.
“Kosova shquhet për harmoni ndër-fetare dhe çfarëdo përpjeke për mos tolerancë është e papranueshme”, tha ministri Hyseni.
Edhe në komunën e Fushë Kosovës, ministri Hyseni u prit nga kryetari Burim Berisha dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në Fushë Kosovë u raportua për rënie të shkallës së krimit në përgjithësi, duke theksuar se për vitin 2015 nuk është raportuar në polici asnjë vrasje.
Pas takimeve në Obiliq dhe Fushë Kosovë, vizita e ministrit Skender Hyseni ka vazhduar për në komunën e Shtimes, ku takoi nënkryetarin e komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...