Hyseni në Amerikë, sot nis takimet me zyrtarë të lartë amerikanë

07:24 | 3 Gusht 2020
A Z

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka mbërritur dje në washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hyseni për arbresh.info ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm do të fillojënë takimet e planifikuara.

“Unë do të qëndroj dy ditët, takime do të kemi të hënën dhe të martën. Do të kem takime të nivelit bukur të lartë, në Departamentin Amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senatin Amerikan”, thotë ai.

Kujtojmë se Skender Hyseni po qëndron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog./arbresh.infio/

Shpërndaje në rrjete sociale