Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë BMË me targa të Kosovë, e cila kishte hyrë nga Serbia dhe gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur 60 mijë euro.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në një pikë kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, shkruan arbresh.info.
“Me datë 20.04.2022 rreth orës 14:35, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMË, me targa vendore e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës”, bënë të ditur policia.

Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, policia bënë të ditur se konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, zyrtarët polirocrë kanë identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në xhep një sasi të konsiderueshme të parave.

“Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera. Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro)”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”./arbresh.info/
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...