Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se do të dorëzojë padi penale ndaj disa disa analistëve dhe gazetarëve, për, siç thotë ai, cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe falsifikim të rezultateve të votimit.
Në një postim në Facebook, Peci tha se pas “analizës së thellë të procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të dëshmive të manipulimeve e ndikimeve të palejueshme”, është marrë vendimi për të ndërmarrë hapa ligjorë, shkruan Arbresh.info.
“Pas analizës së thellë të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive e argumenteve të manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm e kriminal në votën e qytetarëve, njoftojmë opinionin se do të dorëzojmë padi penale ndaj personave të mëposhtëm: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës.”, ka shkruar Peci./Arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...