Hungaria mbështet FSK-në

17:30 | 18 Tetor 2016
M. A.

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Demolli me këtë rast falënderoi ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar në veçanti edhe rolin e ambasadorit Markusz në realizimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e sigurisë.

Ai shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe dy ministrive përkatëse, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin dhe rolin e Hungarisë në mbështetje të agjendës në Evropë.

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Shpërndaje në rrjete sociale