Hoxhaj publikon foto të maleve të Sharrit, premton zhvillim të turizmit malor

08:59 | 4 Janar 2021
A Z

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminister, Enver Hoxhaj, ka premtuar zhvillim të turizmit malor, derisa ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.

Hoxhaj thotë se PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor.

“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit . Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në dimër . PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendas dhe të huaj!”, është shprehur Hoxhaj.

Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit ?. Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit,…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, January 3, 2021

 

 

Të ngjashme