Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministrin e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, Romain Schneider.
Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Schneider për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Ai ka potencuar nevojën që në të ardhmen ndihma nga Luksemburgu të kalohet në investime.
“Ekziston nevoja që përkrahja nga Luksemburgu të kalohet nga donacionet në investime prej kompanive të Luksemburgut dhe që të thellohet bashkëpunimi bilateral sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga ministri Schneider vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe shtimit të njohjeve ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
Schneider ka theksuar se përkrahja e Luksemburgut do të vazhdojë tashmë duke u koncentruar në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shtetit në rrugën evropiane.
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...
Nis seanca në Hagë – fjalën e ka mbrojtja e Kadri Veselit
Zjarr i madh në Rusi nga sulmet me dron ukrainas, dy të plag...
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një...