Hoxhaj ka thënë se krahas ndryshimit të një konteksti të vazhdueshëm ndërkombëtar, edhe për shqiptarët në rajon ka pasur një ndryshim pozitiv, transmeton Koha.net.
Sipas Hoxhajt, tashmë lirisht mund të thuhet se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan.
“Keni dëgjuar shumë interpretime kohëve të fundit, që kanë ardhur në forma të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm. Por ajo çfarë mund të them është se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan. Kjo është falë vullnetit dhe rritjes që ka ndodhur tek shqiptarët, tek shtetit dhe që nuk duhet të ndalet në mënyrë që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane” ka thënë Hoxhaj.
Prezantimi i librit është pritur me shumë interes në Tiranë, pasi trajton ngritjen e shtetit të Kosovës që sipas Hoxhaj do të vazhdoj edhe më tutje. Por, edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Shqipëri pas vizitës së Ramës në Serbi.
Deklarata e Hoxhajt sot në Tiranë për faktorin shqiptar, duket një tjetër qëndrim interesant.
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...