Ylli Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke komentuar rreth polemikave të fundit në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe disa anëtarëve të Vetëvendosjes, ka thënë, në Info Magazinë të Klan Kosovës, se “Qëndrimet e Vetëvendosjes janë shume publike, ose hiqni dorë nga Zajednica, nga marrëveshjet, ose do ju heqim ne.
“Këta po e ndajnë Kosovën pa një mandat qytetar. Le të dalin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ta pyesin elektoratin e vet për këtë marrëveshje. Brenga ime është që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mundet me kanalizuar këtë pakënaqësi. Ne si Lëvizje Vetëvendosje komunikojmë në mënyrë intensive me qytetarë, dhe këto ditë e fundit vërehet një brengë e madhe për ngjarjet e fundit”, tha Hoxha, tranmseton lajmi.net.
Sa u përket kërcënimeve në Facebook Hoxha tha se edhe Vetëvendosje kërcënohet vazhdimisht, “për çdo ditë”.
Hoxha në debatin në Info Magazine, ka thënë se të quhet asociacioni OJQ, është qesharake “Është shqetësuese se si qeveria ia bëjnë qefin vetes, puna është që kemi prodhuar një asociacion me kompetenca në shëndetësi, arsim, energji, konstruksioni i Zajednicës është autonomia territoriale e finalizuar me dialog.Ta quash asociacionin OJQ është axhamillëk, nuk ka OJQ që zgjedh komandant policie. Jeni naiv se po i jepni xhelatit shpatën. Me këtë vendim ju e fundosni Kosovën”.
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës