Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marr pjesë në përurimin e laboratorëve për nxënësit kosovarë në kuadër të RIT Kosova e që mbështeten nga USAID-i.
Për këtë rast, Hovenier në fjalën e tij të rastit ka thënë se është i nderuar që po merr pjesë në këtë investim të qeverisë amerikane, raporton Arbresh.info.
“Jam i nderuar që jam këtu për te shënuar fillimin e një investimi të qeverisë amerikane. Ky investim ka dy qëllime kryesore bashkimin ndëretnik dhe furnizimin me pajisjen për nxënësit kosovarë”, ka thënë Hovenier.
“Përtej anës ceremoniale, kosovarët janë aseti më i mirë i këtij vendi, janë të aftë të përkushtuar, flasin mirë anglisht dhe shohin shpresën për të ecur përpara. Laboratorët janë një mundësi për të përmirësuar cilësime e arsimit kosovarë dhe me këtë përurim do të përshpejtohet ekonomia kosovarë”, shtoi Hovenier.
Ambasadori, tutje bëri të ditur se komuna e parë që do të përfitojë nga këto pajisje është Kamenica, teksa u ka bërë thirrje edhe zyrtarëve të tjerë komunal që ta shfrytëzojnë këtë mundësi./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...