Kryeministri Avdullah Hoti ka shkuar për vizitë te Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik.
Avdullah Hoti pas përfundimit të vizitës tha se u dakorduan që të kalojnë në Qeveri ligjin e ri të prokurimit publik.
Hoti tha se në takim biseduan për fazë e dytë të KRPP që ka të bëjë me efikasitetin dhe eliminimin e dobësive brenda KRPP, raporton portali arbresh.info
“Sot biseduam për fazën e dytë të reformës në KRPP. Janë rreth 330 milionë euro që kalojnë përmes zyrës së prokurimit dhe ne jemi të interesuar që të qojmë përpara këtë fazë”, tha ai.
“Faza e dytë ka të bëjë me efektivitetin me i eliminu të gjitha dobësitë duke kriju lista të zeza të kompanive ne rast se ato nuk mbahen”
“Është shqetësuese dobësi në procesin e kontratave dhe do të fokusohemi në mbikëqyrjen e kontratave.
“U dakorduam që të kaloj ligji i ri i prokurimit përmes qeverisë e edhe Kuvendit” tha Hoti./arbresh.info/
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...