Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se raporti i PE’së për “lajmet e rreme” është i ndërtuar mbi konspiracione.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Qeveria do të reagojë kundër këtij raporti i cili sipas tij ka autorë njerëz që nuk janë në linjë me vlerat e BE’së.
“Komenti im është që ai raport është i ndërtuar për të pavërteta dhe mbi konspiracione të caktuara mbi momente të caktuara gjatë kësaj periudhe dhe nuk meriton vëmendje. Shpresoj që Parlamenti Europian nuk do ta marrë parasysh. Nëse shihni autorët, ata nuk janë në linjë me vlerat e BE’së dhe kanë agjendat e tyre. Pres që në ditët e ardhshme të kemi reagim zyrtar dhe të ketë reagim nga BE’ja që të ketë reagim”, tha ai .
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...