Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in.
Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook, Hoti ka shkruar disa nga veprimet që Kosova mund të dal nga “kurtha” e Serbisë.
Hoti tha se qeveria duhet të kërkoj me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja që të bëjnë presion tek Serbia që të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurth e Serbisë:
Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.
Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.
Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj