Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në profilin e tij në facebook se qeverisja aktuale është qeverisja më e dobët dhe më e brishtë që nga shpallja e pavarësisë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, me këtë qeveri asnjë projekt madhor nuk mund të shtyhet përpara, duke shtuar se këto 100 ditë të qeverisjes njihen vetëm për numrin enorm të zëvendësministrave.
Hoti, ka shkruar se luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave është kthyer përsëri edhe pse gjatë qeverisjes Mustafa sipas tij ky kusht ishte larguar.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Kosova ka qeverinë më të dobët dhe më të brishtë që nga shpallja e pavarësisë. Mënyra si është themeluar koalicioni qeverisës e determinon progresin e dobët të qeverie.
Me këtë përbërje që ka Qeveria, asnjë projekt madhor nuk mund të shtyjë përpara. Presioni nga partnerët e vegjël të koalicionit është e natyrshme që e bënë qeverinë jofunksionale.
Këto 100 ditë të qeverisjes njihen vetëm për numrin enorm të zëvendësministrave, gati nga një në ditë i emëruar, dhe nuk dihet kur do të përfundojë.
Nuk kemi parë asnjë nismë madhore legjislative që ka nisur kjo qeveri. Vendi po shënon stagnin.
Luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian. Ky kusht ishte hequr gjatë Qeverisë Mustafa pasi konsiderohej se Qeveria kishte treguar përkushtim serioz në luftimin e kësaj dukurie gangrenë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim