Shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është e papranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi dhe se Kosova nuk ka tokë për ta ndarë.
Hoti ka thënë se përfaqësuesit politik duhet të jenë të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët rreth dialogut me Serbinë.
“Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi. Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie”.
“Ne nuk mund të ‘manovrojmë’ me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë”.
“E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxitë konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë”.
“E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike”.
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola